Duka e konfirmon nga Italia, të enjten pritet zyrtarizimi i rinovimit të kontratës me Reja-n

Të martën mediat në Itali e bënë të përfunduar bashkpunimin mes Edy Reja-s dhe kombëtares së Shqipërisë, por një ditë më pas situata paraqitet krejt ndryshe. Fillimisht ka qenë vetë presidenti i FSHF-së, Armando Duka, që në një lidhje  të drejtpërdrejtë me emisionin “Punto Nuovo Sport Shoë”, në “Radio Punto Nuovo”, indirekt ka konfirmuar 74-vjeçarin të cilit sot i ka përfunduar kontrata me kuqezinjtë.

Reja nuk rrezikon asgjë, ai ka bërë një punë të mirë. Me siguri ka pjesën e tij të gabimeve, si të gjithë ne. Me Andorran është dashur të bëjmë më mirë, e nënvlerësuam, por Reja nuk rrezikon,”-është shprehur Duka.

Ndërkohë burime pranë federatës bëjnë me dije se akordi mes palëve është gjetur. Reja do të rinovojë me FSHF-në për dy vitet e ardhshme, me opsion edhe për dy vite të tjera, por me kushtin që të arrijë kualifikimin në Botërorin e 2022.

Sa i përket kësaj marrëveshje ende asgjë nuk është zyrtare, por burime të ‘Report TV’ në federatën shqiptare të futbollit bëjnë me dije se e zeza mbi të bardhë sipas të gjitha gjsave do të hidhet ditën e nesërme.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, një shfaqje për familjen.  Tradhtia dhe liria e zgjedhjes përballë dashurisë e vlerave

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, një shfaqje për familjen. Tradhtia dhe liria e zgjedhjes përballë dashurisë e vlerave