DURRES - Gratë që punojnë në biznesin fason kanë qenë në fokus të takimit të radhës të kandidates së opozitës për kryetare të bashkisë së Durrësit, Grida Duma.
Kryefjalë e takimit ishin punësimi i grave, rritja e pagave dhe përmirësimi i kushteve të punës, ndërsa Duma theksoi se bashkia do të ketë një fond i cili do të paguajë sigurimet e të rinjve dhe grave kryefamiljare.
“Për të rinjtë dhe për gratë që e mbajnë familjen të vetme do të ketë një subvencion, një fond për paketën e sigurimeve që bashkia tu subvencionojë dhe ju të mund tu rritet rroga. Punësimi është situata e parë që ne të gjithë duhet të kemi prioritet sepse papunësia është problem dhe nëna e të gjithë të këqijave”, - tha Duma.
Duma ndër të tjera shtoi se bashkia do të ulë taksat me 30 % duke hapur më shumë mundësi për punësim në Durrës.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO