Duma: Mbrojtje ligjore falas për qytetarët, skemë transparence për çdo shpenzim të bashkisë

Kandidatja e PD-se për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, bashkëbisedoi me avokatët e Dhomës së Avokatisë së qytetit mbi platfomën e saj për transparencën e bashkisë dhe mirëmenaxhimin e fondeve.
Duma gjatë bashkëbisedimit tha se do të hapë një departament për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, ku për çdo problem që ata do të hasin do të kenë ndihmën ligjore falas të Bashkisë, si dhe do të zbatohet një skemë për transparencë të çdo pune dhe shpenzimi të fondeve.
"U kam premtuar qytetarëve hapjen e një departamenti për mbrojtjen e të drejtave të tyre ligjore. Unë propozoj disa skema të ndryshme në qeverisjen e Bashkisë së Durrësit. Kam nisur me konceptin e përfaqësimit të profesionistëve dhe grupeve të interesit në një Senat të Bashkisë së Durrësit. Kur kam folur për zyrat e mbrojtjes së qytetarit, sigurisht që kjo do të vijojë me një plan bashkëngjitur që është edhe transparenca, që fillon nga aftësia për të denoncuar. Do ta bëjmë atë me një lidhje direkt me zyrën e kryebashkiakut. Por, nga ana tjetër, transparenca fillon nga mënyra se si sillesh me operatorët. Besoj fort që nese qeveriset me normat e drejtësisë, edhe atëhere kur nuk mundesh të bësh disa gjëra, përsëri ke mundësi t'i bësh nesër sepse njerëzit të besojnë tek ty", tha Duma. /atsh/
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës