Pse e mban gjithmonë njërën dorë në xhep? Grida Duma zbulon sekretin e saj profesional në skenë

Pse e mban gjithmonë njërën dorë në xhep? Grida Duma zbulon sekretin e saj profesional në skenë

Grida Duma

Një veprim që e identifikon atë është padyshim gjesti i njërës dorë në xhep teksa është duke prezantuar dhe Grida Duma ka një arsye të veçantë për të shpjeguar këtë detaj.

E ftuar sot në një emision televiziv ajo ka shpjeguar se është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë.

Ajo tregoi se emisioni që ajo drejton, nuk zhvillohet më ulur apo në tavolinë dhe se kishte nevojë për një element të vetin mbështetës mendor që i jep sportivitet në sjellje.

“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Një njeri i cili duhet të rrijë, ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë. Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan.

Politikani nuk bën shoë, flet vetëm me lirshmërinë që ka në gjestet e veta, me vetëbesimin që ka tek imazhi i vetë, qoftë edhe me stilin që ka, mënyrën si vishet dhe sa udated është ky që të prodhojë të ardhmen. Është e ardhmja? Pretendon që do të të japë të ardhmen? Po, në qoftë se ky një njeri në imazhin e vetë nuk e reflekton fare këtë, do të thotë që nuk lidhet me kohën.

Në këtë kuptim, në qoftë se unë e zhvilloj të gjithën “Top Story-n” në këmbë, secili ka nevojë për elementin e vetë mbështetës mendor që t’i japë një sportivitet në sjellje. Sepse po të jetë komplet statike, atëherë asnjë element nuk të ndihmon të rrish dy orë në atë pozicion. Duhet një tik i caktuar i cili të çlirojë ngarkesën dhe të komportohet mirë me veten. Unë nuk dua të bëj atë kthimin e përgjigjes që do të ishte shumë klishe që ma thonë miq që thoi që jam duke futur dorën në xhepin tim, në fund të ditës”, shprehet Grida Duma.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipëri etnike: 25/10/2023 20:52

    Po normal që dikush mban stilolapsin në dorë , ..kjo e ka ves që fut gishtin në mjalt nëpërmjet xhepit të saj

    Përgjigju
  • Zylo Kamberi: 25/10/2023 11:10

    Ka nje" semundje "kronike nga perpara poshte barkut dhe i duhet qe te kruhet here pas here.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë