Dumani pret Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Dumani pret Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, në fokus bashkëpunimi kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme,  Altin Dumani zhvilloi sot një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Sue Preenen dhe ekipin e saj, gjatë vizitës së tyre në SPAK.  Të dy palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimin e tij në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dumani përshëndeti arritjet e deritanishme, të cilat kanë krijuar një themel të fortë në adresimin e çështjeve dhe avancimin e hetimeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Holandës. Znj.Preenen e cilësoi mbresëlënëse punën e suksesshme dhe rezultatet e shënuara nga SPAK në një kohë të shkurtër, prej themelimit të këtij institucioni.

Gjatë takimit u fol edhe për sfidat e përbashkëta dhe identifikimin e metodave më efikase për shkëmbimin e ndërsjelltë dhe të shpejtë të të dhënave që do t’u vijnë në ndihmë skuadrave të përbashkëta hetimore, në konfiskimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale.

Takimet e këtij niveli ndihmojnë në forcimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër krimit të organizuar, i cili i tejkalon kufijtë e vendeve respektive si dhe ndihmojnë në rritjen e kapaciteve dhe transparencën ligjore.

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Plagosja me thikë në Korçë/ Flet për Report Tv e bija e Mandarina Çelës: Nëna ime nuk ka patur raporte intime me autorin! E përndiqte prej 3 vitesh, donta ta vriste

Plagosja me thikë në Korçë/ Flet për Report Tv e bija e Mandarina Çelës: Nëna ime nuk ka patur raporte intime me autorin! E përndiqte prej 3 vitesh, donta ta vriste