Këto janë ditë kyçe për të ardhmen e Denzel Dumfries dhe Interit. Klubi i Serie A njoftoi se anësori holandez i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së majtë, dëmtim të cilin e pësoi në ndeshjen kundër Lazios më 9 nëntor. Ky vendim ekstrem do ta lërë jashtë fushave ish-lojtarin e PSV-së për një kohë të gjatë dhe ai pritet të jetë jashtë fushave për dy deri në tre muaj.
"Më 16 dhjetor, Denzel Dumfries iu nënshtrua një operacioni për të stabilizuar kyçin e këmbës së majtë në Klinikën Fortius në Londër. Anësori holandez do t'i nënshtrohet një programi rehabilitimi në javët e ardhshme", njofton Inter.
Pas operacionit, Denzel Dumfries ndau komentet e tij të para në rrjetet sociale. "Operacioni shkoi mirë. Ka qenë një muaj i vështirë, plot emocione, por jam i lumtur që më e keqja ka kaluar. Tani jam plotësisht i përqendruar në rikuperimin tim dhe do të bëj çmos që të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur", tha ai.
E ardhmja e Dumfries larg Interit
Interi mund të rikthehet menjëherë në treg për të mbuluar mungesën e holandezit. Ka dy skenarë në horizont për drejtuesit; të ketë një zgjidhje të përkohshme, ndoshta një huazim, ose të përshpejtojë investimin që ka të ngjarë të ishte bërë verën e ardhshme.
Pavarësisht dëmtimit, e ardhmja e Dumfries te Interi nuk ka qenë kurrë më e pasigurt se sa ka qenë në muajt e fundit. Holandezi njoftoi një tjetër ndryshim agjenti në muajt e fundit. Nga Jorge Mendes te Ali Barat. Një shenjë e qartë e dëshirës së Dumfries për një ndryshim.
Që në verë, dukej sikur ai dhe Interi mund të ndaheshin. Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh varej si 'shpata e Demokleut' mbi zikaltërit. Në 'Viale della Liberazione', të gjithë prisnin që dikush të dilte me çmimin e kërkuar, veçanërisht pas sezonit që 'çimentoi' vendin e anësorit holandez në 30 më të mirët për 'Topin e Artë'. Kjo nuk ndodhi, por ideja është se largimi i tij thjesht është shtyrë.
Frattesi gati të largohet në janar
Edhe pse do të duhet kohë për të kuptuar të ardhmen e Dumfries te Interi, përshtypja në lidhje me Davide Frattesin është se situata mund të ndryshojë shpejt.
Ish-lojtari i Sassuolos nuk ka gjetur shumë minuta loje edhe me Chivun në stol dhe ai mund të vihet në treg në janar për t'i lejuar atij të luajë më vazhdimisht në njërën anë dhe të fitojë një tarifë të mirë në anën tjetër.
Bazuar në shifra, vlerësimi i tij thuhet se është rreth 30 milionë euro dhe Newcastle, Roma, Napoli dhe Juventus po e ndjekin, me këtë të fundit që potencialisht përfshin Khephren Thuram në marrëveshje.
Komente







