DURRËS-Një 17-vjeçare është larguar nga banesa ditën e djeshme në mëngjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen e saj.
 
Ka qenë babai i vajzës F.H. 49 vjeç që ka bërë denoncimin në Policinë e Durrësit për largimin e 17-vjeçares me inicialet N.H. nga banesa.
 
Fillimisht familjarët kanë menduar se vajza e tyre ndodhet te të afërmit, por duke qenë se mbrëmë nuk ka shkuar në shtëpi, sot në mëngjes ata kanë bërë denoncimin për zhdukjen e saj.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.



dy.b/shqiptarja.com