DURRËS - Krerët e komunitetit mysliman në Durrës kanë nisur sot mbjelljen e pemëve në rrugët e qytetit të Durrësit.

Kreu i Myftinisë së Durrësit, Redi Quku tha se simbolika e kësaj nisme është përcjellja e mesazhit të paqes të qytetarët, duke lënë pas ngjarjet e disa ditëve më parë kur disa persona u arrestuan teksa bënin thirrje për të rekrutuar luftëtarë në Siri.
 
Nisma u mbështet nga bashkia e Durrësit, e cila ka dhënë kontributin e saj duke shtuar numrin e personave pjesëmarrës.
 
Vetë besimtarët myslimanë kanë siguruar një donacion për të kontribuar në gjelbërimin e qytetit të Durrësit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)