Dollaku vuante nga zemra, ndërsa ishte operuar së fundmi dhe bënte dhe terapinë specifike.
Por kush është Naim Dollaku? Për të gjithë ata që nuk e kujtojnë, ai në moshen 15-16 vjeçare u aktivizua me të rinjtë e Durrësit, duke qene zbulim i trajnerit te moshave per kohen Fiqiri Dervishi.
Ishte viti 1965. Eshte aktivizuar 4 vite me te rinjtë, duke u vlerësuar pas nje anketë portieri më i mirë në Shqipëri për këtë kategori moshash.
Në vitin 1967, në Durrës për 10 muaj erdhi të punojë trajneri i famshëm Loro Boriçi dhe menjëherë e perfshiu Dollakun në formacionin e ekipit të parë.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Naim Dollaku kthehet në Durrës pranë Lokomotivës dhe aktivizohet si portier i parë, duke zëvendësuar portierin e shkëlqyer Teli Ciko.
Dollaku u largua nga futbolli në vitin 1982. Gjatë karrierës së tij sportive me Lokomotivën, ai është drejtuar nga trajnerët Refik Resmja, Abdulla Duma, Petraq Ikonomi, Nysret Shyti.
Vitet më të arta të Lokomotivës së këtij dhjetëvjeçari (1970-1980), ishin nën drejtimin e të mirënjohurit Skënder Jareci.
Të paharruara mbeten për Dollakun, dy ballafaqimet me Labinotin e Elbasanit, në finalen e Kupës së Shqipërisë në vitin 1975.
Formacioni i Teutës në atë kohë ishte: Naim Dollaku në portë, në mbrojtje Kristaq Toçi, Osman Kapidani, Josif Ristani, Niko Jani, në mesfushë Edmond Miho, Edmond Pasha, Agim Likmeta, Alfred Filjari dhe në sulm Agim Bulku dhe Fatmir Hima.
E veçanta e Naim Dollakut ka qene suksesi në pritjen e penalltive. Nga 25 të tilla, Dollaku ka pritur plot 19.
Naim Dollaku mbetet nga figurat më popullore në futbollin durrsak, pasi ka qene shumë masovik dhe gojëmbël . Humbja e tij e papritur ka shokuar tërë opinionin sportiv dhe qytetarët e Durrësit.
Lefter Koka: Lamtumirë mik i shtrenjtë
Pas ndarjes nga jeta miq, të afërm dhe shokë i kanë shprehur ngushëllimet familjes së Dollakut.
Ministri Koka shkruan në faqen e tij në Facebook, se Dollaku do të mbetet i paharruar për qytetin e Durrësit.
“Lamtumirë mik i shtrenjtë, Lamtumirë i miri Naim.
Më plagosi thellë ikja jote, mik i imi, mik i durrsakëve!
Miqtë e tu dhe unë s'do të kemi më Portierin tonë , ne s’do të kemi më mikun e dashur, ku netët e gjata diskutonim për pasionin tonë më të madh që ndajmë Futbollin
Durrësi humbi një njeri të çmuar e qytetar të denjë, djali një baba të shkëlqyer, familjarët një njeri të mrekullueshëm e me integritet të lartë.
Fjalët janë tepër, para humbjes tënde
Të qoftë dheu i lehtë Naim”.
dy.b/shqiptarja.com