Nik Lila me datë 08.02. 2017 ka kërcënuar dhe goditur gruan e tij A.L, 22 vjeç me të cilën është në proces divorci dhe shoqen e saj XH. M, 22 vjeç.
Të nesërmen 30-vjeçari ka marrë me dhunë në makinën e tij 22-vjeçaren dhe e ka çuar në Sektorin Rinia, Durrës, ku edhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Nik Lila është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Dëmtime të tjera me dashje", Dhunë në familje", "Përndjekja"dhe "Heqja e paligjshme e lirisë " parashikuar në nenet 90, 130/ a , 121/a dhe 110 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com