DURRËS-Në orët e para të ditës së sotme një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët.
 
Banesa E.V, 40 vjeç në katin e pestë të një pallati në lagjen Nr.18 dyshohet se është djegur si shkak i rrjedhjes së bombolës së gazit.
 
Bëhet me dije se bombola e gazit ishte e vogël, e cila zakonisht përdoret për të përgatitur kafen.
 
Fatmirësisht dëmet janë kufizuar vetëm në materiale pasi nuk ka pasur lëndime një njerëz.
 
Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com