Një 91-vjeçar në Durrës ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij 69-vjeçar.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se si pasojë e konfliktit, të dy personat e përfshirë kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Durrësit.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Policia e Durrësit:

Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 18:00, në fshatin Xhafzotaj, Durrës, shtetasi M. S., 91 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë dhëndrin e tij, shtetasin R. J., 69 vjeç.

Si pasojë e ngjarjes, të dy shtetasit kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.