DURRËS- Një 19- vjeçar është arrestuar nga policia mesditën e djeshme pasi mbante me vete një një mjet prerës, thikë pa leje.
 
Në pranga ka rënë Roberto Mrruku 19 vjeç banues në qytetin e Durrësit.
 
Mësohet se gjatë kontrollit, Shërbimet e Policisë i kanë gjetur në trup thikën e ndërsa dyshohet se e përdorte për të kërcënuar ose trembur njerëzit në rrugë.

Siç mund ta shikoni në foton e siguruar nga Shqiptarja.com, Mrruku  e mban thikën në dorën e majtë, duke përdorur si kamuflazh një këllëf.

Kjo ka alarmuar qytetarët të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

durres levizen me thike
(Roberto Mrruku me thikën në dorë)



Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)