/ATSH/-Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, në Ditën Kombëtare të Fëmijëve Jetime, ka vizituar fëmijët e Shtëpisë se Foshnjes në Shkozet, që jetojnë në qendrat sociale të kujdesit për fëmijët që vuajnë mungesën e prindërve.
Kryetari i Bashkisë dhe njëherazi kandidati për kryetar bashkie i "Aleancës për Shqipërinë Europine", Dako, është është zotuar për angazhim maksimal dhe projekte konkrete që ofrojnë përkujdesje dhe vëmendje të veçantë për fëmijët jetimë dhe të gjithë shtresave sociale në nevojë. Ai eshte shprehur se "Ne do të përkujdesemi për fëmijët jetimë dhe shtresat në nevojë, duke zgjeruar shërbimin për këtë kategori shoqërore. Falë vëmendjes sonë për këtë kategori dhe falë investimeve të kryera, sot kjo qendër ka një infrastrukturë të përmirësuar".
Po ashtu, Dako ka vizituar edhe Qendrën e Zhvillimit Rezidencial për fëmijët me aftësi të kufizuara, ku aktualisht trajtohen 43 fëmijë, një pjesë prej të cilëve janë jetimë. Në juridiksionin e Bashkisë së Durrësit, funksionojnë 3 qendra sociale të kujdesit për fëmijët jetimë, 2 prej të cilave, rezidenciale dhe 1 ditore, në të cilat jetojnë rreth 40 vogëlushë që vuajnë mungesën e prindërve./
/Shqiptarja.com