'I ke bërë karshillëk Arjan Ndojës'/ Dhunohet avokati në Durrës, Ilia: Janë njerëzit e prokurorit

Dhunohet përpara Gjykatës së Durrësit avokati i njohur, Ilia Ilia. Avokati sapo kishte dalë nga një seancë gjyqësore, kur te dera e Gjykatës është kapur nga dy persona me të cilët është konfrontuar fizikisht. Gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe pse ka marrë lëndime në pjesët e fytyrës. 

Kam dalë nga seanca gjyqësore e Gjykatës së durrësit rreth orës 10:30 dhe po ikja nga Prokuroria. Më del një person përpara dhe më thotë ti je ai që i ke bërë karshillëk prokurorit Arjan Ndoja dje në seancë gjyqësore, ke bërë të fortin. I thash kush je ti, ai më ofendoi, i ktheva të njëjtën përgjigje. Jam goditur nga ky dhe personi tjetër që erdhi. Dje në seancë gjyqësore më kanosi prokurori.

Ilia Ilia, avokat




'Do pendohesh për këto që thatë'/ Avokati për Report Tv: Prokurori Arjan Ndoja më kërcënoi në gjyq
Ndërkohë, korrespondenti i Report Tv në Durrës, Artur Korriku, ka zhvilluar një bisedë me avokatin nga ambientet e spitalit ku ai po merr trajtim mjekësor dhe e ka pyetur nëse dyshon për persona të caktuar lidhur me këtë ngjarje. Ilia ka theksuar se një ditë më parë ka pasur një seancë gjyqësore ku ka qenë prokuror Arjan Ndoja.

Ilia hotë se me këtë të fundit ka pasur një debat. Në replika e sipër, zbulon Ilia, prokurori i ka është drejtuar me fjalët: "Do bëhesh pishman për këto që the". Ilia aludon se personat që e goditën janë futur nga Arjan Ndoja.

Përkundër reagimeve jo profesionale të prokurorit të çështjes, i ktheva një përgjigje që unë nuk jam katundar si ti. Ai mu përgjigj se për këtë fjalë sot do pendohesh shumë shpejt. Njëri ka qenë shoqërues i Arjan Ndojës, banda që ky ka lidhje si prokuror vodhi prokurorinë e Durrësit, ata që rrahën libanezin për tokën atje. është po ky grupim që hetohej nga prokuroria e Durrësit. 

Ilia Ilia, avokat

Ilia Ilia është avokat i njohur, pasi ka mbrojtur çështje të rëndësishme. Ai ka qenë avokat mbrojtës i grupit të Shijakut (ka mbrojtur Durim Keçin e akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni). Më herët, Ilia ka mbrojtur Lul Berishën, i cili një vit më parë u lirua nga Gjykata dhe ndodhet në liri. 

Durrës

Informacion paraprak 

Më datë 19.07.2018, rrerh orës 10 : 45, në afërsi të Prokurorisë është goditur me sende të forta nga dy persona shtetasi I.I. me profesion avokat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtësia: 22/07/2018 09:18

    Nëse mbron padrejtësi avokati këta trimat pse nuk rrahin kriminelin por rrahin avokatin? Drejtësi gangsterrash spurdhjakë

    Përgjigju
  • Kola: 19/07/2018 21:22

    Ky Ilua mos ka punuar shef SHIK-U ne Durres? Thuhet se ka nore mesatare 5,5 dhe punon pedagog be Universitetin e Durresit dhe ja qene dhe eshte mbrojtes i korrupsionit galopant ne kete Universitet. Pra nuk ben vetem avokatin e bandave por dhe avokatin e njerezve me te korruptuar. Njerezve te tille, reforma ne drejtesi duhet tu heq te drejten e profesionit. Nuk eshte me i mire se sa ata qe po perjashtohen nga drejtesia. Tung

    Përgjigju
  • VjedhjePasurie: 19/07/2018 20:36

    I kan thyer dhe 1 her tjetr turrinj majmunit dh prokurori i pushoi ceshtjen. Pse nuk u ndie ater, apo i leverdiste? Ky eshte super hajdut. Ka marre 3 apartamente falas me Shullazin. Eshte plerë fare ne Durres e niohin te gjithe. Kunatin trafikant.

    Përgjigju
  • Kafsha: 19/07/2018 17:48

    Keto gjera priten nga prokuroret e plepave

    Përgjigju
  • Aurel: 19/07/2018 16:56

    Keqardhje për avokatin dhe profesorin Ilia! Njeri me integritet profesional. Eshte koha qe shteti I se drejtes qe Rama trumbeton te veproje mbi autoret, si ekzekutoret fizik ashtu edhe potositesit e krimit!

    Përgjigju
  • Gerti: 19/07/2018 15:21

    Akuza te renda nga avokati. A ka prokurore te ndershem dhe kurajoz dhe polici ky vend? Policia duhet ta ndalonte ne kushtet e flagrances palo prokurorin dhe banditet qe sulmuan avokatin. Akuzat jane shume te qarta dhe publike. Nuk ka te paprekshem thote Rama, skandal. As per rrahjen dhe largimin me dhune qe i vene investitorit libanez asnje mase nuk u morr. Ky vend qeverine e ka kot, ketu sundojne bandat.

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/07/2018 13:05

    Dhe pak e ka,kush mbron kriminelet eshte dhe vet kriminel-plumbin!

    Përgjigju
    • Mali: 19/07/2018 13:32

      Kriminelet duhen denuar por Avokati mbrojtes nuk mund te dhunohet pasi kete rrol ja jep kushtetuta. Nuk eshte ceshtje opinionesh por nje rregulli ne demokrazi!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'