Mario Spahiu ka tentuar të vrasë me thikë te hyrja e pallatit shtetasen me iniciale S.V 34 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur me datë 6 prill rreth orës 22:00, në lagjen Nr.17, në qytetin e Durrësit.
Gruaja që refuzoi të martohej me Spahiun është divorcuar nga bashkëshorti i saj me të cilin ka dy fëmijë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Vrasja me paramendim” e mbetur në tentative dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja aspo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com