Dy persona në kërkim për mashtrim e shpërdorim detyre kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit gjatë një operacioni të përbashkët me Policinë e Shkodrës dhe atë të Korçës.
Ndaj 39 vjeçarit me inicialet Taulant Bejko, banues në Shkodër, Gjykata e Durrësit i ka caktuar arrest me burg për shpërdorim detyre.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim T. B., 39 vjeç, banues në Shkodër.
Gjykata e Durrësit, më datë 31.07.2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë 31-vjeçari tjetër është arrestuar për veprat penale largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit dhe mashtrim.
“Po në vijim të operacionit, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, u bë e mundur kapja e personit tjetër në kërkim, shtetasit A. K., 31 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për veprën penale “Mashtrim”, thuhet më tej njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komente










