Durrës, pas ankesat të banorëve për
ujin, nis puna për tubacionet e reja

Durrës, pas ankesat të banorëve për<br />ujin, nis puna për tubacionet e reja
Pas ankesa të përsëritura të qytetarëve durrsakë, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës ka ndërhyrë për përrmirësimin e infrastukturës.

Pas shtrirjes së tubacionit të ri të furnizimit me ujë të pijshëm për një pjesë të lagjes nr 1 të qytetit të Durrësit, ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime ka nisur punën për të bërë të njëjtën gjë në krahun tjetër të rrugës “Taulantia”, në mënyrë që të krijohet sistemi unazë për furnizimin e zonës me ujë të pijshëm.
 
Akualisht, zona në fjalë furnizohet me ujë të pijshëm nga një linjë e përbërë nga tubacion çeliku me diametër 100 mm dhe banorët kanë shprehur shpesh ankesa për ndotje të ujit dhe mungesë të tij.

Me fonde të vetë ndërmarrjes po mundësohet vendosja e tubacioneve 140 mm dhe 160 mm në secilin nga trotuaret e rrugës “Taulantia”, duke filluar nga muzeu arkeologjik deri tek “Aragosta”.

Inxhinieri i Ujësjellës Kanalizime Durrës, Gerald Dautaj tha se me këtë investim modest përmirësojmë ndjeshëm furnizimin me ujë të lagjes nr 1 dhe sistemi unazë mundëson dërgimin e ujit me presion edhe në ato pjesë të kësaj zone që kanë pasur probleme në të kaluarën.

Paralelisht me shtrimin e tubacioneve të reja, punonjësit e mirëmbajtjes së linjës pranë UKD-së po heqin linjat e vjetra duke i shkëputur ato nga rrjeti i furnizimit me ujë për zonën e Vollgës.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema