Durrës – Përpunohen në port mbi 1.4 milion ton mallra, eksportet rriten me 2 për qind


DURRES, 10 Qershor /ATSH- G. Kabashi/. - Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti eksportet në portin e Durrësit kanë shënuar një rritje prej 2 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur shifrën prej 648.412 ton mallra. Ndërkaq, janë përpunuar afro 770 mijë ton mallra importi, 6 për qind më pak se sa gjatë janar-majit 2015.
Nga të dhënat operative statistikore mësohet se vëllimi i përgjithshëm i mallrave të përpunuar gjatë periudhës janar-maj të këtij viti arrin në 1.418.437 ton, me një rënie prej 2 për qind. Në Terminalin e udhëtarëve gjatë periudhës janar - maj 2015 janë përpunuar 365 tragete, ndërsa në tre terminalet e tjerë janë përpunuar 191 anije me mallra të ndryshme.
Nga anijet tregtare janë përpunuar mbi 1 milion e 110 mijë ton mallra gjithsej, ndërsa pjesa tjetër prej afro 308 mijë ton është përpunuar nga tragetet. /m.z/ /a.ke/
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj