Durrës/ Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, në pranga 31-vjeçari

Durrës/ Plagosi të moshuarin për borxhin e pashlyer, në pranga 31-vjeçari

Detaje të reja kanë dal nga plagosja me armë në qytetin e Durrësit ditën e djeshme.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 31-vjeçari Adil Hizdri, i cili plagosi 70-vjeçarin, Fadil Hunda dje në një lokal, ndërsa arsyeja që ai ka qëlluar drejt të moshuarit duket se ka qenë një për borxh i pashlyer.

Personi tjetër i cili ishtë në vendin ku ndodhi ngjarja me inicialet A. T., që u shoqërua në polici më dhë pas në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë. 

Sipas policisë 70- vjeçari, banues në Durrës, vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Durrës

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri pistoletë, një 70-vjeçar, dje në një lokal.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, rreth orës 19:30, në një lokal në lagjen nr.17, ku për shkak të një borxhi të pashlyer, mbeti i plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi F. H., 70 vjeç, banues në Durrës, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin:      

A. H., 31 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit". 

Arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Shtetasi A. T., që u shoqërua dje, pas ngjarjes, në përfundim të veprimeve hetimore, u la i lirë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin

Vula i kaloi Berishës, Gjykata e Apelit zbardh vendimin