DURRËS- Një 54- vjeçar me inicialet M.D. ka humbur jetën mbrëmjen e stome pasi është përplasur nga një automjet.
 
Aksidenti ka ndodhur tek në Unazën Shkozet – Plepa e ndërsa mësohet se drejtuesi i automjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
 
54- vjeçari teksa po kalonte autostradën është përplasur për vdekje nga një makinë, e ndërsa mësohet se në vendin ku ka ndodhur aksidenti mungon ndriçimi i rrugës.
 
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)