Durrës/ Prindërit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz protestë para ZVAPD, kundër transferimit! Kreu i DRAP: E amortizuar dhe pak fëmijë, u siguruam transportin

Durres- Viti i ri shkollor ka nisur edhe me problematika te ndryshme ne disa prej institucioneve arsimore, si nga renia e numrit te nxenesve te regjistruar, deri tek mungesa e ambienteve per shkak te rikonstruksioneve te paperfunduara ne disa godina.

Prinder dhe nxenes te shkolles 9-vjeçare Bisht-Kamez, te Njesise Administrative Katund i Ri ne Durres, u tubuan sot (11 Shtator) perpara ZVAPD (Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare Durres).

Femijet e ketij fshati ende nuk e kane nisur vitin e ri shkollor, per shkak te nje vendimi, sipas te cilit ata duhet te transferohen ne shkollen 9-vjeçare te Qerretit. Prinderit thone se per kete vendim jane njoftuar vetem 2 apo 3 dite para se te niste shkolla.

Ata nuk janë të qartë se përse është marrë ky vendim. Një përfaqësuese e ZVAPD u tha se “shkolla do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, ndaj është vendosur transferimi i tyre në shkollën fqinje”.

Nderkohe ne DRAP, Azbi Lika, drejtori i kesaj drejtorie, ne linje telefonike per gazetarin e Shqiptarja.com dhe REPORT TV, sqaroi se nje vendim i tille ka 2 motive:

“Shkaku i parë është gjendja e kësaj shkolle. Ajo nuk plotëson aspak standardet e mësimdhënies. Është shkollë tejet e amortizuar. Shkaku i dytë është numri i ulët i nxënësve, i cili e detyron një vendim të tillë”.

Më tej ai theksoi se distanca e kësaj shkolle nga ajo e Qerretit është vetëm 2 km.

“Është një shkollë e re me të gjitha kushtet. Në dispozicion të nxënësve është vendosur një autobus për transportin e tyre. Nuk bëhet fjalë për mësim me turne. Ata do të ndjekin mësimin vetëm paradite sepse shkolla ka kapacitete të mjaftueshme”, thotë Lika.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, avokati Beqiri për Report Tv: Rrezikon nga 2 deri në 8 vite burg! Për fondacionin e Liri Berishës do të merret në pyetje gjithë familja e tij

Berisha u mor i pandehur nga SPAK, avokati Beqiri për Report Tv: Rrezikon nga 2 deri në 8 vite burg! Për fondacionin e Liri Berishës do të merret në pyetje gjithë familja e tij