/ATSH- G. Kabashi/. - Dy anije të tonazhit të madh janë ankoruar ditët e fundit në terminalin lindor ne portin e Durresit.
Anija "Otzias" po shkarkon 27 mijë ton qymyr, ndërsa po përfundon së ngarkuari me 9 mijë ton prokate anija "Rusen Mete", pohuan burime nga Dispeceria e portit.
Aktualisht në kalatata e portit po  përpunohet edhe anija "Frojdi III" me 1615 ton misër dhe bërsi soje, ndërsa gjatë 36 orëve të ardhshme priten edhe 5 anije të tjera, një nga të cilat do të ngarkohet me 4 mijë ton çimento. Katër të tjerat do të shkarkojnë 5421 ton grurë, 5032 ton çimento dhe 1930 ton gurë mermeri.
Gjatë 4 muajve të parë të vitit, në kalatat e portit janë përpunuar 150 anije dhe 298 tragete, me 1 miljon e 170 mijë ton mallra dhe mbi 150 mijë udhëtarë gjithsej.