Durrës- Një 61-vjeçar banues në Vlorë do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas njoftimit të policisë ai tentoi të korruptonte me 1 500 lekë punonjësit e Rrugores së Durrësit për të mos marrë gjobë.
61-vjeçari u konstatua nga efektivët në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje.
Sipas statistikave deri më tani 10 drejtues të automjeteve janë arrestuar/hetuar, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Njoftimi i policisë:
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, një automjeti që u konstatua në rrugën “Martin Camaj”, duke lëvizur kundërvajtje.
Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 1 500 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kryen veprimet administrative dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 61 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Komente










