Durrësi ndizet me fishekzjarre pak para se të binte ‘gongu’ i Ndërrimit të Viteve, spektakël fishekzjarresh

Festimet në Durrës

Qyteti i Durrësit ka ndezur i pari atmosferën e festës së hedhjes së fishekzjarrëve në mes të sheshit, ku ndriçonin edhe pemët e Vitit të Ri.

Qytetarët kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të shijuar magjinë e fishekzjarrëve, teksa edhe një re tymi e lënë pas prej tyre mbuloi sheshin.

Oshëtima dhe kërcitja e fishekzjarrëve u ndoq nga mijëra qytetarë, teksa u hodhën edhe nga të tjerë prej banesave të tyre. Qielli i Durrësit ndriçoi nga ky spektakël, duke bërë edhe mirazhe dritash në det.


Lajmi kryesor:

Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?

A do të përfundojë këtë vit lufta në Ukrainë?