Dështon sërish seanca ndaj Shullazit në Apel, avokatja merr gjobë për mungesën

Dështon sërish seanca ndaj Shullazit në Apel, avokatja merr gjobë për mungesën

Dështon sërish seanca në Apel, ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Edhe këtë herë, shkak është bërë mungesa e përfaqësueses mbrojtëse, ndërsa Gjykata vendosi të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë. Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

TË DËNUARIT:

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen