Dy dhurata për Shensojin, Bylis konfirmon afrimet 'në limite'

Dy dhurata për Shensojin, Bylis konfirmon afrimet 'në limite'

Skuadra e Bylis

Merkato e janarit u mbyll dje dhe Bylis ka konfirmuar dy afrimet e fundit. Në limitet e regjistrimeve, ballshiotët kanë firmosur me sulmuesin Jo Santos ndërkohë që kanë federuar edhe një tjetër futbollist në repartin e avancuar.

"Bylisi bën dy supergoditje në sulm në limite! Braziliani Jo Santos është sulmues i majtë, me "CV" të pasur dhe eksperiencë në disa shtete. Po ashtu, një tjetër sulmues me "CV" të pasur është regjistruar në sistem si përforcim nga klubi ynë. Të dy lojtarët pritet që së shpejti të bashkohen me skuadrën tonë", njofton Bylis.

Santos është 31 vjeç dhe luan si sulmues i majtë. Përveç disa aventurave në vendlindje, lojtari brazilian ka luajtur edhe në Portugali, Moldavi, Rumani, Letoni, Bahrein, Poloni dhe Kazakistan.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt (VIDEO)