Mision i kryer për Milanin në stadiumin Dall’Ara. Kuqezinjtë fituan 3-2 ndaj Bologna-s në ndeshjen e fundit të javës së 15-të të Serisë A duke siguruar fitoren e dytë radhazi. U rikthye tek goli Piatek që zhbllokoi sfidën me penallti në minutën e 15-të ndërsa Theo Hernandez vijon të shënojë dhe realizoi golin e dytë. Mbrojtësi i majtë përpara fundit të pjesës së parë shënoi edhe një tjetër gol por në portën e gabuar dhe Milani i mbylli në avantazh 2-1, 45 minutat e para.
Dy fitore radhazi. Më në fund Milani rikthehet në formë dhe mbrëmë ka mposhtur 3-2 Bologna-n në transfertë. Tek goli rikthehet edhe sulmuesi Piatek ndërsa trajneri Pioli është i kënaqur me skuadrën. Pas javës së 15-të Serinë A e kryeson Interi.Në fraksionin e dytë ekipi i Piolit thelloi diferencën me një gol të bukur të Giacomo Bonaventura ndërsa për djemtë e Mihajlovic , Sansone me penallti vetëm sa ngushtoi diferencën. “Tashmë besojmë më shumë por na duhet edhe shumë punë” deklaron i lumtur tekniku Pioli.
Me mbylljen e javës së 15-të në Serinë A Interi kryeson me 38 pikë dy më shumë se Juventusi që të shtunën pësoi humbjen e parë për këtë sezon nga Lazio./ Përgatitit: Andi Kapxhiu