Mbaron në Shkodër! Ilir Beqaj nuk do të jetë në Kuvend, edhe Bardh Spahia i PD nuk e thyen dot herësin! Ja renditja e kandidatëve

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 411 kutitë me fletët e votimit. Në listën e Shkodrës më i votuari në PD është Bardh Spahia me 7219, por që nuk arrin të thyejë herësin dhe të futet në Kuvend. I dyti në PD është Helidon Bushati ka marrë 6743 vota, i ndjekur Zef Hila me 5975 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 228.

Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 7335 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 6131 vota.

Ilir Beqaj i renditur i katërti në listë ka marrë 3920 vota dhe nuk e merr mandatin, pasi Stërkaj dhe Beci të renditur i 2 dhe 3 kanë marrë 2-fishin e votave të tij. Ndërsa e para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2711 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë. 

Partia e Tom Doshit PSD mori në Shkodër 2 mandate, ku më i votuari është vetë Doshi me 7886 vota preferenciale.

LSI siguroi vetëm një mandat dhe pritet që atë ta marrë i pari në listë Agron Çela, i cili ka  marrë 2656 vota, ndërsa kandidatët e tjerë nuk kanë ende numrin e duhur të votave për të thyer herësin.

Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 598 vota preferencial, ndërsa kandidatët e tjerë në listë votat e tyre kanë një numër të papërfillshëm.

Lajmi kryesor:

Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del

/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?

×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës