Dy muaj pasi erdhi në Shqipëri, Preng Gjini u tentua të vritej pasi shihej si potencial për të goditur kundërshtarët

Dy muaj pasi erdhi në Shqipëri, Preng Gjini u tentua të vritej pasi shihej si potencial për të goditur kundërshtarët

Momentet pas shpërthimit dhe i plagosuri Preng Gjini

TIRANË - Preng Gjini, kishte vetëm dy muaj që qëndronte në Shqipëri, ku ishte kthyer për shkak se qëndroi për një periudhë kohe jashtë shtetit. Policia dhe prokuroria, janë duke analizuar me shumë vëmendje dhjetra kamera sigurie të bizneseve, ku ka qëndruar Preng Gjini, pikërisht ditën e ngjarjes, verifikime këto që mund të sjellin identifikimin e ndonjë personi të dyshimtë, që ka ndjekur Preng Gjinin apo kushëririn e tij Fatjon Dautaj.

Megjithëse qëndronte larg Rrëshenit, aty ku e ka dhe burimin e konflikteve, Gjini sërish nuk ka dalë nga vëmendja e kundërshtarëve të tij. Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, nuk ka asnjë dyshim se goditja e tij me qëllim eleminimin me lëndë shpërthyese, ka ardhur si pasojë e presionit dhe rrezikut të vazhdueshëm, që mund mund të kenë pasur kundërshtarët pikërisht për Gjinin.

Burimet sqarojnë se Preng Gjini, mund të konsiderohej si një potencial serioz për t'i goditur dhe pa dyshim që kundërshtarët kanë marë masa ekstreme për ta eleminuar.

“Ndodh shpesh që familjet që kanë të mbartuara një sërë konfliktesh, godasin krahun tjetër, pikërisht tek njerëzit që ata vërtet i shikojnë si potencial që mund ti organizojë sulme me armë” -tha një burim pranë policisë së Tiranës.

Burime pranë grupit të hetimit shtojnë se në këto kushte ndërmeren masa për eleminimin personit, që i rrezikon anëtarët e tjerë të familjes. E njëjta situatë duket se ka ndodhur dhe me Preng Gjinin, i cili fatmirëisht i ka shpëtuar një atentati të mirëorganizuar me tritol.

Ka shumë gjasa që kundërshtarët e familjes Gjini, kanë dashur të eleminojnë jo vetëm Preng Gjinin por edhe djalin e hallës së tij, Fatjon Dautaj, pasi pikërisht në makinën e tij ishte vendosur sasia prej më shumë se 500 gramë tritol.

Dautaj, nuk ka qënë i pranishëm në makinë kur ka shpërthyer tritoli, por ai kishte gati më pak se 5 minuta që ishte ndarë nga djali i dajës së tij, Preng Gjini. Ky i fundit është vëllai i Armando alias Anton Gjinit, të vrarë vitin e kaluar para kishës Katolike në Rrëshen.

Për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar. Ndërkohë 3 muaj pas vrasjes së Anton Gjinit, është ekzekutuar me snajper në janar 2020, Kastriot Reçi. Edhe për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar.

Preng Gjini, u shoqërua në komisariat ditën e krimit si person që mund të kishte dijeni. Dhe pas kryerjes së analizës së profilit të ADN-së, ku rezultoi se nuk ishte e njëjtë me profilin e ADN-së, të lënë në një pako kikirikësh nga autori i vrasjes së Kastriot Reçit, Preng Gjini është lënë i lirë.

Për vrasjen e Reçit, mësohet se policia dhe prokuroria e Lezhës kanë krahasur profilin e ADN-së dhe të njërin prej ish-efektivave të repartit RENEA, por që realisht doli pa sukses.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 20/09/2020 23:25

    SI U HAP DERA dhe u vendos tritoli nen SEDILJE,,,AI CUNI I HALLES TE TIJ E KA SHITUR DHE KA MARRE PARA,,,DHE I KA DHENE CELESIN PER TE VENDOSUR TRITOLIN........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë