Dy në pranga për evazion fiskal/ Rama: Po hetohet, mund të ketë edhe të tjerë pas tyre

Dy në pranga për evazion fiskal/ Rama: Po hetohet, mund të ketë edhe të tjerë pas tyre

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish bizneset të cilët shkelin rregullat tatimorë se do ketë zeo tolerancë ndaj tyre. Ai ka sjellë në vëmendje rastin e arrestimit të dy personave ku ranë në pranga L.H., 61 vjeç dhe H.R., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ata  akuzohen për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh dhe ndërhyrje në pompat e hidrokarburave, në qytetin e Elbasanit. Rama thotë se vijojnë hetimet pasi dyshohet të ketë të tjerë persona dhe subjekte të përfshira në këtë aktivitet të paligjshëm.

"Stop Informalitetit

Vazhdon operacioni për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e hidrokarbureve, për evazionin fiskal, falsifikimin e dokumenteve dhe ndërhyrjeve në pompat e karburanteve.

Hetimet që janë zhvilluar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vendosin në pranga dy persona. Ata u ndaluan për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndryshimi në aparatet matëse” të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim, ndërhynin në pompat e distributorëve të karburanteve të palicensuar, falsifikonin procesverbalët në emër të një subjekti tjetër dhe nuk lëshonin faturë tatimore.

Vijojnë hetimet, pasi dyshohet të ketë persona dhe subjekte të tjera të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, duke i sjellë shtetit një dëm të madh ekonomik!

Zero Tolerancë ndaj abuzuesve", shkruan Rama.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen