Lulzim Basha dëshmoi më 10 shkurt për rreth dy orë lidhur më çështje "Toyota Yaris" para prokurorëve belg, ku u ka zbuluar atyre se çfarë dinte mbi çështjen dhe se nga kush e kishte marrë informacionin para se operacioni për kapjen e 3.4 mln euro të zhvillohej nga policia.

Burimet bëjnë me dije se Basha ka dëshmuar se informacionin e kishte marrë nga një letër denoncuara të ardhur nga qytetarët. I pyetur nëse ka një protokoll për mënyrën e marrjes së denoncimeve, ai është përgjigjur se nuk ka një gjë të tillë.

“Qytetarët e informojnë Partinë Demokratike për shumë çështjeje, një ndër të cilat është edhe informacioni për shumën e konsiderueshme të parave te sekuestruara në portin e Durrësit qershorin e 2018”, është shprehur Basha përpara hetuesve belgë  

Më 10 shkurt kreu i PD-së, Lulzim Basha u morr në pyetje  nga prokurorët belgë, ku ka dhënë përgjigje rreth pyetjeve të tyre në lidhje me dosjen e 3.4 milionë eurove të ‘Toyota Yaris’. 3 prokurorë, 2 oficer dhe një shef policie nga Belgjika, janë takuar me prokurorë të SPAK dhe të prokurorisë Tiranë pikërisht për zbardhjen e kësaj dosje, ndërsa u larguan vetëm pak ditë më parë.

Në një prononcim për mediat pasi doli nga ambientet e SPAK, Basha tha se drejtësia belge është e vendosur t'i shkojë deri në fund kësaj çështje dhe se ai do të ndihmojë në këtë drejtim "duan apo nuk duan 'non grata-t' e shpallur dhe të pashpallur deri më tani.