Dy pacientë në një dhomë, mjekë që hyjnë e dalin në korridore...dalin pamjet brenda Infektivit, aty ku 'luftohet' me vdekjen

TIRANË- Një video e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë na shuan çdo kuriozitet se çfarë ndodh në spitalin infektiv, betejën e përditshme të mjekëve me armikun e quajtur koronavirus që prej më shumë se 3 javësh ka pushtuar Shqipërinë.

Mjekë të veshur me veshjet mbrojtëse hyjnë e dalin nga dhomat e pacientëve, ku nuk mungojnë bisedat e ngrohta, buzëqeshje me sy, por edhe kontaktet fizike, gjë e cila po u mungon shumë njerëzve jashtë përtej atyre mureve. Në sjelljet e mjekëve nuk reflektohet aspak frikë, përkundrazi komunikimi i tyre me pacientët është i njëjtë si gjithnjë.

Të sëmurët janë të vendosur në dhoma dyshe kryesisht dhe vjen një pamje krejt ndryshe nga ato që kemi parë në mediat botërore të spitaleve të tejmbushura ku mbizotëron kaosi dhe paniku, kjo për shkak të numrat shumë të lartë të të prekurve dhe i viktimave! Shumica e pacientëve, të moshave të ndryshme shihen me maska oksigjeni, e ndërsa ka edha nga ata që janë të intubuar të cilët qëndrojnë në një dhomë me vete. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!