Dritan Sadedini, trajneri I Flamurtarit, është shkarkuar nga drejtimi I klubit pas javës së nënëtë të Superligës. Vlonjati është i sakrifikuari i parë për rezultatet e dobta që ka marrë në këtë priudhë dhe shkarkimi erdhi pikërisht pas humbjes 1-3 me Vllazninë ditën e mërkurë.
Lajmi për shkarkimin e Sadedinit është konfirmuar nga vetë klubi i Flamurtarit në faqen zyrtare. Ndërkohë pavarësisht se nuk do të jetë më trajner Sadedini do të vijojë të jetë pjesë e stafit të Flamurtarit.
Në nëntë javë kampionat Flamurtari ka marrë vetëm dy barazime dhe gjenden në kuotën e dy pikëve. Saktësisht në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.