Si pasojë e këtyre dënimeve policia ka kryer arrestimin e Arben Gropës, pronarit të lokalit të njohur në Fier “Taverna Pelikani”. Qëllimi i këtij arrestimi është bërë me qëllim ekstradimin e tij, ndërkohë vetëm pas disa ditësh Gjykata e Apelit Vlorë, ka vendosur të lirojë Arben Gropën. Ndaj këtij të fundit është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në Fier, për miratimin ose jo të kërkesës së autoriteteve italiane për ekstradimin e Gropës.
Njëherësh Ministria e Drejtësisë, ka nisur inspektim në Vlorë, lidhur me vendimin për lirimin e tij. Ndërkohë biznesmeni tjetër që është liruar dhe për pasojë ka dështuar ekstradimi i tij, është biznesmeni i basteve sportive Gramos Murataj. Sot e kësaj dite, Gramos Murataj ndodhet në kërkim, ndërsa ndaj tij në Vlorë, po zhvillohet një process penal për largim të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
Shkrimi u publikua sot (29.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
