Një incident dhune është regjistruar në IEVP Reç, ku dy të paraburgosur, me inicialet A.Gj dhe F.D, kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke kundërshtuar me forcë autoritetin dhe duke dëmtuar pajisje në ambientet e institucionit.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, reagimi i strukturave ka qenë i menjëhershëm, ndërsa drejtues të lartë të institucionit kanë qenë në vendngjarje dhe kanë ndjekur nga afër menaxhimin e situatës. Forcat e sigurisë kanë ndërhyrë dhe kanë neutralizuar situatën.
Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj dy të paraburgosurve janë marrë masa të menjëhershme disiplinore dhe ligjore, përfshirë vendosjen në regjim të veçantë izolimi për tre muaj, nisjen e procedimit penal për tre vepra penale, si dhe transferimin në një institucion të sigurisë së lartë.
Komente











Po re ne burg ke marr fund , arsyeja koha e humbur ! Kur del luani nga burgu ne xhungël tashme pas dekadash ka rivendosje dhe rregulla te tjera ! Asgje nuk do jete e njejte pas 10 apo 16-të vitesh! Natyra e zevendëson prene por edhe cikli vet i jetes. Ne fakt askush nuk e thote ama asgje sdo jete njelloj pas dekadave te kohes se humbur , ndaj izolimi shoqeror jep efekte ne sis shoqeror ! Ndaj koha dhe liria Kane vlera marramendese sidomos per misionar dhe idealist qe e Kane vendos synimim ne filizat e para rritjes! Ndaj koha ka rendesi , natyra na zevendeson komplet ne njerezve ‘ nga shekulli 20 ne 21 aktualisht kemi fituar 2 shtete Shqipfolse dhe shtete me shqiptar ne rajon! Natyra i vlerson vet fatet e kombeve , izolimi ndryshon elitat dhe asgje nuk eshte si perpara ! Sidomos per dekada apo dy tre dekada izolim ! Kjo eshte situata reale
Përgjigju