Dy zyrtarë të UEFA inspektojnë
punimet në "Elbasan Arena"

Dy zyrtarë të UEFA inspektojnë<br />punimet në "Elbasan Arena"
ELBASAN - Vetëm pak javë kanë mbetur nga dorëzimi zyrtar i stadiumit të Elbasanit, zyrtarë të UEFA-s vazhdojnë të monitorojnë nga afër punimet në këtë impiant. Këtë të mërkurë dy inspekorë të UEFA-s, kanë parë nga afër punimet dhe prioritet i kanë dhënë pjesës organizative dhe performancës në media.

Dritan Kokona, përfaqësues i zyrës për shtypit e FSHSH, sqaron se, 2 zyrtarët kanë lënë detyra të vecanta sa i përket medias, sallave të konferencave, zonës miks dhe intervistave pas ndeshjes.

Duhet treguar kujdes dhe vëmendja e duhur ,pasi në "Elbasan Arena" do të luajnë skuadrat më të mëdha ndërkomëbetare që do të promovojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe qytetin e Elbasanit.

"Dy zyrtarë të UEFA-s kanë mbërritur që dje. Kanë lënë detyra për ato që duhet të kishim parasysh, në mënyrë të veçantë për pjesën e medias, pjesën e gazetarëve, sallën e konferencave, zonën miks." tha Kokona

Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 15 mijë vendesh dhe vlera totale shkon afërsisht 4 milon euro. Të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar Shqiptarë për eliminatoret e “Francë 2016” do të luhen në impiantin e qytetit te Elbasanit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur