Dymujori 2015- Të ardhurat nga TAP llogariten 3.997 milionë lekë

/ATSH/- Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale (TAP) llogariten 3.997 milionë lekë gjatë periudhës janar-shkurt të vitit 2015.
Sipas treguesve fiskale paraprak të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP janë realizuar në masën 11 % të planifikimit vjetor. Për vitin 2015, financat planifikojne të mbledhin 35.317 milionë lekë të ardhura.
Të ardhurat e mbledhura gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2015 rezultojnë më të ulëta krahasuar me 2-mujorin e vitit 2014. Referuar statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat nga TAP gjatë periudhës janar-shkurt 2014 llogariten 4.576 milionë lekë.
Të ardhurat personale që tatohen mund të kategorizohen në nëngrupe: TAP mbi të ardhurat nga paga në sektor publik dhe sektor privat; TAP nga interesat bankare; TAP nga dividendët; TAP nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe TAP për burime të tjera të ardhurash.
Të ardhurat që vijnë nga tatimi mbi pagat zënë peshën kryesore, në rreth 60%, sa i takon strukturës së vlerave të tatimit të të ardhurave personale (TAP).
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për ‘Plumbi i artë’, dëshmia e të penduarit Dumanit: Te lokali i Qolëve vinin politikanë dhe ministra! Të pandehurit: Nuredini gënjen!