Dyshimet e ngritura për gjininë e saj kanë prekur shumë volejbollisten e Dinamos Nayara Ferreira, e cila prej dy javësh është e pezulluar nga federata shqiptare e volejbollit. Për Report TV, trajneri i Dinamos Orlando Koja, thotë se 32-vjeçarja po e përjeton shumë këtë që ka ndodhur, pasi ndjehet e diskriminuar. Madje e ka të pamundur të shkojë edhe në stërvitje.
“Situata është shumë e rëndë dhe kjo aktualisht s’ka ardhur në stërvitje. Dy ndeshje të rëndësishme të kampionatit u dëmtuan se i bëmë pa Nayara-n. Që kur ndodhi kjo ngjarje kjo se sheh të arsyeshme, s’është e qetë për stërvitje. Është pak e shkëputur nga vajzat. Klubi dhe ne jemi munduar ti qëndrojmë pranë,”-u shpreh fillimisht trajneri Orlando Koja.
Volejbollistja 32-vjeçare jeton e vetme në Tiranë në një ambient të ofruar nga klubi, ndërsa aktualisht po përgatit dosjen për të hedhur në gjyq ata që dyshuan dhe ngritën këtë çështje. Ndër të tjera trajneri Koja uron që çështja të mbyllet sa më shpejt.
“U kërkua një test, që vajza fillimisht e refuzoi se e ndjeu fyese. Por më pas në bashkëpunim me klubin, bëmë një test që së shpejti pritet të dalë edhe rezultati,”-tha më pas Koja.
Pezullimi i volejbollistes nga aktiviteti shihet si një akt paragjykues dhe diskriminues jo vetëm nga klubi Dinamo, por nga vetë sportistja dhe shumica dërrmuese e opinionit. Gazetari Ervin Baku thotë se ky akt i federatës shqiptare e volejbollit, që nuk ka një rregullore për këtë rast, e ka vrarë Nayara Ferreira-n.
‘Skandal i madh se ka lind femër, me certifikatë, me 18 vite karrierë në 17 klube, 3 kontinente. Vjen këtu dhe kjo është një turp shumë i madh për ne. Diskriminim, cënim i madh dhe shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kjo bëhet se nuk është shqiptare, se po të ishte do hynim në marrëdhënie të tjera. E kanë vrarë sportisten,”-u shpreh gazetari Ervin Baku.
Vetë federata shqiptare e futbollit thotë se çështja është trajtuar në aspektin sportiv dhe nuk ka pasur për qëllim të diskriminojë, por situata po përdorët për të sulmuar atë. FSHV shkon edhe më tej, duke thënë se për deklaratat e përfaqësuesve të klubit të Dinamos në media do të merren vendime nga komisioni i disiplinës.
Komente










Opozita duhet te jete bashkefajtore ne kete mes se e ka te lehte te shperndaj diskriminime per gjinin nderkohe qe eshte e paafte per tu marr me gjera qe kane rendesi per shqiptaret, qe iu befshin rrogat harram
Përgjigju