Dyshohej se fshihej në banesë, Policia kontroll në shtëpinë e Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’! Merret në pyetje vëllai

Dyshohej se fshihej në banesë, Policia kontroll në shtëpinë e Aleksandër Lahos, i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’! Merret në pyetje vëllai

Aleksandër Laho

Banesa e Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si Rumi i Shijakut, është kontrolluar nga policia pak ditë më parë me qëllim arrestimin e tij. Forcat e rendit kishte dyshime s i kërkuari ndodhej aty, por Laho nuk është gjetur.

Aty ndodhej vëllai i të kërkuarit i cili është shoqëruar nga forcat e rendit dhe pasi është marrë në pyetje është kthyer në shtëpi pasi nuk iu gjet asgjë e paligjshme. Gjatë veprimeve në zonë, policia ka kryer kontrolle të automjeteve dhe personave të dyshuar për aktivitet kriminal duke vënë në pranga një person me armë pa leje i cili nuk ka lidhje me Rrumin.

Aleksandër Laho është shpallur në kërkim për pengmarrjen e dy vëllezërve Beqiraj të cilët dyshohet se e kanë vëzhguar për ti bërë atentat si dhe për dosjen e abuzimit me pronat në Gjirin e Lalzit.

Rrumi është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai rezulton i shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit si i dyshuar në pengmarrjen e 2 vëllezërve Beqiraj të cilët dyshohet se janë përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale, përfshi edhe mbajtjen nën vëzhgim të Rrumit. 

Nga arrestimi i dy vëllezërve Beqiraj dhe dëshmia e tyre janë zbardhur disa atentate. Vëllezërit Beqiraj kishin planifikuar edhe vrasjen e Rrumit të Shijakut. Edhe pse zyrtarisht policia nuk e ka përfshirë në këto atentate të zbardhura rezulton se vrasja e Manecit ishte një atentat i planifikuar për ekzekutimin e Aleksandër Lahos, apo Rrumi i Shijakut. Por nga ky atentat i 18 majit 2021, mbeti i varë vetëm Manecu, pasi në ato momente Aleksandër Laho nuk ishte më të. Maneci dhe Rrumi i Shijakut prej vitesh ishin miq me njëri-tjetrin.

Po ashtu, Rrumi i Shijakut ka qenë i pranishëm edhe në momentin kur i është bërë atentat prokurorit Arian Ndoja në 1 nëntor të vitit 2021. Ata po udhëtonin në një makinë më 1 nëntorit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë atentat Rrumi dhe prokurori u plagosën, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 07/07/2023 03:27

    Me te lumte Iljaz Hasanbelliu! Aka Don Laze. Nuk te duall keq shoqnia me Ramen. Policine e ka personale tashme dhe tall menderen me Rrumin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh