E ardhmja e Teatrit Kombëtar, u vendos më 25 prill

E ardhmja e Teatrit Kombëtar, u vendos më 25 prill

Teatri Kombëtar

Gjykata Kushtetuese është duke gjykuar një padi të Presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta, mbi çështjen e prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Mbi këtë çështje është e interesuar edhe një shoqatë e cila u vu në mbrojtje të godinës së vjetër që tashmë është shembur.

Nga njëra anë, qeveria e bashkia, kërkojnë të ndërtojnë aty një teatër të ri, me arkitekturë bashkëkohore, komod në të gjithë parametrat e brendshëm të tij si për aktorët ashtu dhe për spektatorin. Nga ana tjetër, presidenca dhe shoqata, kërkojnë që pronësia e godinës të rikthehet tek ministria e Kulturës dhe që teatri të ndërtohet njësoj siç ka qenë.

Nuk dua të ndërhyj në këtë mosdakordësi mes palëve, por një aspekt me shumë rëndësi nuk mund ta lë pa e trajtuar.

Çështja e Teatrit Kombëtar është zgjidhur përfundimisht më 25 prill 2021, kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Një nga spotet e rëndësishme elektorale të Partisë Socialiste ishte ai me një aktor të madh të skenës dhe ekranit, i cili fjalë për fjalë thoshte që vota për PS-së do të thotë që aktorëve t’u ndërtohet një Teatër Kombëtar i ri, më i fortë dhe më i bukur se i vjetri.

Me anë këtij spoti, praktikisht Partia Socialiste po i jepte një alternativë zgjedhësve për të vendosur indirekt pro ose kundër teatrit të ri.

Më 25 prill, populli si në rang kombëtar ashtu edhe në atë vendor për territorin e bashkisë Tiranë, i dha Partisë Socialiste shumicën e votave kundrejt koalicionit opozitar të PD-së plus LSI.

Pra, nga pikëpamja politike populli vendosi me votë për të ardhmen e Teatrit Kombëtar. Në këto kushte, këmbëngulja e presidencës dhe shoqatës kundër projektit të qeverisë dhe bashkisë, duket më shumë si një inat politik se përse qeveria “Rama” të marrë meritat e ndërtimit të një teatri të ri. Tashmë paditësit nuk mund të përfaqësojnë më zërin e shumicës së popullit, sepse sovrani foli qartë me votë më 25 prill.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 17/06/2021 12:43

    ik o fuge dhe veliaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz

Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz