E bija feston 7-vjetorin, Aurela Gaçe e uron me dedikimin e ëmbël: E qara jote, melodia më e bukur (Foto)

E bija feston 7-vjetorin, Aurela Gaçe e uron me dedikimin e ëmbël: E qara jote, melodia më e bukur (Foto)

Këngëtarja Aurela Gaçe dhe e bija Grace

Sot vajza e madhe e këngëtares shqiptare feston ditëlindjen. Aureola Gaçe e kauruar të bijën Grace me një urim mjaft të ëmbël ku i shkruan se ardhja e saj në jetë ka ndryshuar gjithçka për të.

"Si sot, 7 vjet me pare të mbajta ne duar per here te parë, degjova te qarën tende si melodine më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar....pak ore mbas lindjes tende ,ne shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se me dukej e pabesueshme qe ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta pershkruaj sakte ndjesine, por di qe jeta ime mori tjeter kuptim qysh kur mesova se ti po rriteshe brenda meje. 

Uroj qe te jem prane teje ashtu sic femija meriton te kete prindin prane, ne te mire e ne te keq...uroj shume qe te jem aty per te gjitha ditelindjet e tua , te te shoh te rritesh e te me kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka. Edhe sot kur te mbeshtes ne kraharor, kam te njejten ndjesi qe pata kur te mora ne duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja te duam shume.  U rritsh e u befsh c'te deshiron vetem zemra jote.  Grace , Hiri i Perëndisë. Emri yt ka kuptimin më të bukur, sepse je dhurata më e bukur,"- shkruan Aurela krahas një fotoje me të bijën.

Këngëtarja është nënë e dy vajzave, dhe më e vogla quhet Abigail.

Postim i bërë nga Aurela Gaçe në Instagram 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës