Moderatorja e njohur shqiptare është shkëputur nga puna e saj dhe po kalon pushimet së bashku me familjen. Ajo është parë në rrjetet sociale teksa poston video të ndryshme nga bregdeti i Vlorës. Së fundmi ajo ka publikuar një video ku shihet se e bija po loz me një peshk të ngordhur dhe në sfond dëgjohej zëri i moderatores që i shpjegon se ku e ka kokën dhe bishtin.

A post shared by Jonida (@jonida.shehu) on

Shumë fansa e kanë komplimentuar në komente për mënyrën se si flet e vogla Kristal, por njëra prej tyre e ka kritikuar. “Me peshk të ngordhur i tregon ku goja e ku bishti ti? Pak e trishtë.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe kundërpërgjigjia e Jonidës. “Më fal se nuk e parashikova dot delikatesën tëndë,”- ja kthen Shehu.

(Komentet në postimin e Jonida Shehut)