'Ç'drejtësie është kjo?', Rama sjell dëshminë e mjekes që shëroi plagët e ushtarëve të UÇK-së: Më vranë vëllanë, aty ku punonte tokën sot ka varrin (VIDEO)

Nën nismën "Liria ka emër", kryeministri Edi Rama solli dëshminë e Gjylsere Berishës, e cila iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si motër medicinale, për t’i shëruar plagët e ushtarëve, por që u detyrua të merrte edhe armën për të luftuar ndaj masakrave të serbit, sidomos në Prizren, ku ajo ishte prezente.

Në luftë, ajo humbi vëllanë dhe të afërm të tjerë. Mes lotësh, tregon kur në një nga betejat në një fshat të Prizrenit u vranë 13 djem të rinj, më i riu prej të cilëve ishte Shahadini 16-vjeç. Teksa rrëfen për gjenocidin e shtetit serb në Kosovë, ajo habitet me gjyqet e sotme për shokët e luftës. “E çfarë drejtësie është kjo?”.

“Mbas ngjarjes së Prekazit, të familjes Jasharaj, ato që i pamë që i ndodhën Jasharëve s’di në ka pas ndonjë shqiptar e shqiptare që ka mund të flejë gjumë. Gjithë fshati u mobilizua, gra e burra, donim që gjithkush të jepte diçka nga vetvetja. Ju bashkëngjita si motër medicinale. Diku nga fillimi i qershorit ishte një ofensivë poshtë në fshatin Lubeqevë dhe aty doli haptazi me uniformë ushtria, me kushërinjtë e mi, Xhevatin, Selajdinin, të gjithë janë dëshmorë. Të gjithë u mobilizuan”, tregon Gjylsere Berisha.

Aty u vranë 13 djem të rinj, kujton ajo, ndërsa thekson se më i riu ishte Shahadini, 16- vjeç.

“Pastaj me vëllanë dhe kushërinjtë e tjerë vazhduam luftën prapë deri në fund. Kam lidh plagët, kam pas emocione, kam pas shokë që më janë plagosë e më janë vrarë para syve, ushtarë me plagë aq të mëdha sa nuk kisha ç’të bëja. Çdo ushtar që është vrarë e kam përjetuar si për vëllanë tim”, thotë ajo.

Gjylsere thotë se ishte një ushtri shumë e pastër, shumë e sinqertë.

“Me tërë atë vullnet ata djem të rinj, ishin ushtri për çlirimin e vendit. Ne jemi viktimë e paramendo, ushtarët e luftës, ushtarët e UÇK-së po shkojnë po dënohen që kanë luftuar për çlirimin e vendit. Vëllezërit e mi janë vrarë në mexhen e arës, duke mbrojtur pragun e shtëpisë. Aty ku vëllai ka kosit, aty ka varrin sot, aty është vrarë. E ku ka drejtësi këtu, ku shokët tanë, ushtarët tanë shkojnë nëpër gjyqe të Hagës? Çfarë drejtësie është kjo? Unë nuk e di qysh e sheh bota, qysh e shohin. Kjo është shumë padrejtësi. Një ushtar që lufton për të çliruar vendin e vetë, trojet e veta, vatrën e vetë duke e mbrojt”, thotë ajo

Nisma 'liria ka emer' ka nisur që prej ditës kur 4 ish drejtuesit e UÇK-së,  Hashim ThaçiJakup KrasniqiKadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë të akuzuar për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/12/2020 00:57

    Moj zonje,vellai jot ra deshmor e luftoi me ndershmeri deri ne fund,por ne lufte jo te gjithe bejne lufte qelibar.Mund te luftohet per lirine e merituar nga nje ane,por nga ana tjeter menyrat e fitimit te kesaj lirie ,nga nje here jane me drite-hije,dhe kjo ndodh ne te gjitha luftrat ne bote.Ato dosje dhe ato akuza nuk do kishte Serbi,Rusi,Marti, Lulush ne bote, qe t'i mbushte ,po te mos kishin gjetur fakte te argumentuara.Puna eshte qe Kosova eshte pak e ngadalte ne reagim.Ka ardhur koha per kunder-akuza per krimet serbe.Ku jane dosjet e akuzave per krime lufte kunder serbeve ne Hage ?!

    Përgjigju
  • Pjeter: 07/12/2020 18:20

    Ke te drejt moj moter,nuk dime te mbrojme nderin e te reneve,nuk dime te mbrojme gjakun e tyre,dhe sakrificen e madhe qe dhate,dhe rezultati eshte ky i sotmi.Sa keq me vjen qe si komb jemi per tok nga kjo ane.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 07/12/2020 17:38

    EUROPE E SHKERDHYER ME GJUKATA TE SHKERDHYERA SI GJUKATA E HAGES ME ATA DERDIMEN GJYQTAR GJITHMON KAN PUNUAR KUNDER VENDIT TON EUROP E FELLIQUR NDRYSHE THOT DHE NDRYSHE BEN JU DHJEFSHA BASHKIMIN EUROPJAN AS JA U KEMI NEVOJEN 50 VJET PA ATA KEMI QEN DHE ME MIRE DO JEMI PA ATA ZAGAR

    Përgjigju
  • Pelioni: 07/12/2020 17:31

    Ke të drejtë o motër por e keqja e shqiptarit është vetë shqiptari,ata që bënë luftën dhe i sollën lirinë Kosovës,sot janë në bankën e të akuzuarve për krime luftë kundër njerëzimit,po pse,sepse dosjet u përgatiten nga shqiptarët në Kosovë e në Shqipëri pasi u paguan nga Serbia,kjo është fatkeqsia jonë,shesim gjithçka dhe veten për pasurim të shpejt e për t'u bërë milioner edhe 25 vjeçar si puna e lulushit,pa folur për Salushin dhëndrrin e Milices prej Serbie,që kauzës serbe për të dalë serbët e stepave ruse në Adriatik i ka kushtuar jetën,kjo është e vërteta e qenies së atyre që çliruan Kosovën në bankën e të akuzuarve në Hage,për atë që e ndjen veten shqiptar lipset të kuptojë këtë të keqe kombtare.

    Përgjigju
  • Drejtësia: 07/12/2020 16:11

    O motra Kosovare ti ke të drejt po Evropa plak kurv kshu i intereson të bëj teatër të fëlliqur. Por Kosovarët duhet të jen të fort e të bashkuar që ne si komb të mbijetojm. Rroft Kosova Rroft Shqipria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë