'E dominuam Tiranën', Qatip Osmani: Do Zoti s'na mund asnjë ekip

'E dominuam Tiranën', Qatip Osmani: Do Zoti s'na mund asnjë ekip

Qatip Osmani, trajner i Vllaznisë


Vllaznia fitoi 3-1 kundër Tiranën në "Klasiken" e futbollit shqiptar. Tanimë shkodranët janë katër pikë pas kryesuesve të Egnatias. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i vendasve. Qatip Osmani tha se kanë dominuar kundërshtarin, ndërsa ceku edhe tifozët në stadium.

"Duhet të prekim publikun, na ka përkrahur për 90 minuta. Çdo fitore është e mirë, por kjo kundër një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë. Pjesa e parë ishte shumë e mirë.

Një pjesë luftarake, ku dominuam edhe në lojën 1 me 1. Në pjesën e dytë u pozicionuam pak tepër. Kundërshtari ndërroi sistemin e lojës. Megjithatë nuk na rrezikuan, përveç disa momenteve.

Edhe në pushim e përmendëm rezultatin. Gjatë lojës do vijnë edhe momentet e rrezikshme. Do përforconim edhe mesin e fushës, edhe sulmin. Ne, jo vetëm gjatë kësaj loje, por edhe më parë, mundohemi ta menaxhojmë mirë euforinë. E përsëris, kemi edhe 10 ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kush do të na mundë ne? Do Zoti asnjë", tha Qatip Osmani.


Lajmi kryesor:

Renditja/ Vllaznia mposht 3-1 Tiranën në 'Klasike', bardheblutë jashtë 'Final-Four'! Teuta fiton 3-0 kundër Erzenit


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut