‘E hoqa xhaketën se më krijuat klimë miqësore’ Basha në Durrës: Takim me rreth 500 socialistë të zhgënjyer që i bashkohen ndryshimit (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në kuadër të fushatës elektorale po zhvillon një takim me socialistët që i janë bashkuar PD-së. Teksa i falënderoi për besimin që kanë dhënë Partinë Demokratike, Basha tha se Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit, kanë vënë pasuri, janë bërë si sheikë në një Durrës që nuk ka ujë për fëmijët, nuk ka bukë për prindërit, nuk ka punë për të rinjtë, nuk ka subvencione për fermerët, nuk ka investime, nuk ka infrastrukturë.

‘E hoqa xhaketën se keni krijuar një klimë miqësore. Vëllezër dhe motra socialistë jam mirënjohës investuat tek ndryshimi. Jam i nderuar dhe i privilegjuar me këtë pritje që po zhvilloni. Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit. Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh. Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t'ua prishin shtëpitë. Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtë'- tha Basha.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 23/04/2021 07:23

    Pse nuk ka heq edhe pantallonat,se eshte klima miqesore.Sa idiot.

    Përgjigju
  • Anomas: 22/04/2021 22:10

    Kush te bashkohet ty mor debil mashkull ske asgje qe te ndiqesh qe nga shembulli qe jep si njeri

    Përgjigju
  • Endri: 22/04/2021 19:13

    Haha kur mundohet te beje diversion mashtruesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital

Fier/ Makina përplas të moshuarin, 71 vjeçari rëndë në spital