Arben Ahmetaj, hapat e parë në politikë i ka pasur pranë demokratëve. Këto detaje gazetari Adriatik Doçi i ka treguar në Repolitix në Report Tv teksa po diskutohet mbi lëvizjen e fundit të ish zv kryeministrit që pritet të japë nesër një intervistë nga arratia në televizionin e Shkëlzen Berishës.
"Ahmetaj e ka nisur karrierën si këshilltar i Genc Rulit ish ministrit të Berishës. A është rikthyer në atë kohë nga Greqia ku ka bërë mbledhje dardhash mollash punë e zakonshme. Pas 92 që ka shërbyer si këshilltar i Rulit më pas është konvertuar në socialist ku ka kapur të gjitha postet. Të gjitha postet i ka nga PS. Pas 30 vitesh karrierë të jashtëzakonshme në krye të doganave të financave të Shqipërisë... pas 30 vitesh shkon në Zvicër dhe do të pretendojë se e përndjek partia e tij politike. Besoj çdo njeri do donte që ta kishte këtë lloj përndjekje nga partia. Nuk ka përndjekje më spektakolare", tha Doçi.
Ndërsa artikuloi se Ahmetaj po përdor taktika të ngjashme me të Berishës përmendi dhe faktin se ai ka kontraktuar studio ligjore amerikane.
"Ka kontraktuar studio ligjore amerikane që besoj se vetëm kontraktimi ka kushtuar mbi 400 mijë euro, që është e dyshimtë se nga i ka marrë këto para. Taktikë e ndjekur dhe nga Berisha", tha Doçi.
Në intervistën për televizionin e Shkëlzen Berishës, Doçi thotë se Ahmetaj do të thotë deklarata që artikulon Sali Beisha nga ballkoni i shtëpisë ku ndodhet në arrest shtëpie. Sipas tij Ahmetaj nuk do të thotë asnjë fakt penal por deklarata në funksion të azilit politik.
"Do ketë ato deklarata që i artikulon Berisha nga Ballkoni. Nuk ke asnjë fakt dhe me dokumentet sepse është shumë e thjeshtë, ka qenë pjesë e vendimmarrjes dhe grup me këta. Së pari do merret me rezerva për çdo gjë që thotë sepse ne presim që të thotë një fakt penal, por nuk ka se ai ka pasur poste të rëndësishme. Ne presim të thotë një fakt penal, atëherë kur e ka parë këtë fakt penal, kur ka qenë ministër, kur ka menaxhuar të gjithë fondet e shtetit? Pra është komplet në funksion të azilit politik”.
Lajmi kryesor:
Gazetari Doçi: Arben Ahmetajn e kanë parë në një kazino në Lugano të Zvicrës në dhjetor 2023! Në Zyrih ka vilë 1 mln euro në emrin e një biznesmeni
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2791
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
10 Dhjetor, 13:48
-
Kreshnik Spahiu: Pastroni politikën duke sekuestruar 10 telefonat e oligarkëve dhe jo 10 grave apo vjehrrave…
9 Dhjetor, 16:22
-
Aplikacionet kriminale/ Banushi: Grupet kanë menduar se komunikimet nuk do zbërtheheshin! Doçi: Me 'Matrix', SPAK do bëjë tërmet tjetër në botën e krimit
3 Dhjetor, 17:44
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor, 19:56
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor, 13:06
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor, 19:22
-
Dosja 'Meta'/ Adriatik Doçi në 'Studio Live': Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë
4 Nëntor, 19:14
-
Dosja 'Buka', Avokatët e Ahmetajt kërkojnë pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! GJKKO vendos më 18 nëntor
4 Nëntor, 11:45
-
Arrestimi i Metës/ Gazetari Adriatik Doçi: I kërkonte me urgjencë 200 mijë euro Kastriot Ismailjt! Berisha e futi në lojë me CEZ/DIA-n
21 Tetor, 17:24
-
PD përplaset me Gardën dhe FNSH/ Faik Basha: Opozita të përgatitet fuqishëm! Adriatik Doçi: Teatër që bëhet çdo javë! Më të zellshmit kanë dosje në SPAK
17 Tetor, 18:44
-
Molotovët e PD-së/ Elezi: Po shkërmoqet si parti! Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë! Toska: Opozita po vret frikën
8 Tetor, 17:25
-
Adriatik Doçi: Lidhjet e Berishës me Iranin dhe 7 tetori i protestës
3 Tetor, 20:31