Gazetari Doçi: Arben Ahmetajn e kanë parë në një kazino në Lugano të Zvicrës në dhjetor 2023! Në Zyrih ka vilë 1 mln euro në emrin e një biznesmeni

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV me Denis Mingën ka zbuluar detaje të tjera mbi ish-zv kryeministrin Arben Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar për aferën e Inceneratorëve por që fshihet në Zvicër, ku dyshohet se ka kërkuar azil politik, ndërsa për t'u viktimizuar ka paralajmëruar një intervistë në televizionin e Shkëlzen Berishës.

Doçi tha se Ahmetaj është parë nga disa burime të tij në një kazino që ndodhet në Lugano të Zvicrës. Hera e fundit kur e kanë parë sipas gazetarit ka qenë në dhjetor të 2023.

“Që kur është  shpallur në kërkim nga SPAK dhe kur u arratis nga Shqipëria, ka marrë disa lëvizje taktike për t'i shpëtuar burgut dhe veprimit ligjor. Së pari ka kontraktuar një studio ligjore amerikane. Kjo studio ka bërë një raport ku e ka shpallur të pafajshëm. Kjo është taktikë e ndjekur nga Berisha.

Lëvizja e fundit është intervista nesër me Çim Pekën që i shërben një plani për të krijuar kushtet për të bindur autoritetet zvicerane për ti lënë statusin e azilantit politik. Në qendër të Luganos të Zvicrës është një kazino. Disa miqtë e mi e kanë parë në Lugano duke frekuentuar dhe këtë kazino në mes të Luqanos. E kanë parë në dhjetor të vitit të kaluar. Ka dyshime të forta që Ahmetaj ka frekuentuar Lugano dhe Zyrih", tha Doçi.

Krahas Luganos Ahmetaj ka frekuentuar dhe Zyrihun aty ku sipas Doçit ka dhe një vilë super te shtrenjtë.

"Ai posedon dhe një vilë 1 mln euro në Zvicër, në Zyrih e kamufluar në emër të një biznesmeni. Të gjitha burimet konfirmojnë se ka qëndruar në Zvicër".

Doci tregoi dhe detaje nga arratisja e zv kryeministrit.

“Kur ka kaluar nga Kakavija në korrik, e konfirmuar me rrugë tokësore, e ka kaluar më këmbë. Ka qenë vetëm. Ka prerë një biletë para se të nisej drejt Greqisë, se do ikte nga Rinasi drejt Italisë për të çorientuar policinë. Ka pre një biletë për  Itali për të çorientuar policinë dhe është larguar në këmbë në Greqi. Nga Greqia ka shkuar në Zvicër. Në një nga telefonat e tij e ka nisur drejt Kanadasë për të bërë çorientim sikur është drejt Kanadasë. Por të gjitha provat është se ka frekuentuar Zyrihun dhe Luganon.”

Ndërsa nesër në intervistën e dhënë për televizionin e Shkëlzen Berishës. gazetari shprehet se Ahmetaj nuk do të tregojë asgjë të re përveçse akuzave "që artikulon Berisha nga ballkoni".

Kazinoja ku është parë Ahmetaj në Lugano të Zvicrës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
'Taktikë e Berishës', Doçi: Arben Ahmetaj ka paguar 400 mijë € studion ligjore amerikane! Nesër në rrëfimin në 'Shkëlzen tv' nuk do thotë asnjë fakt

 

Arben Ahmetaj, hapat e parë në politikë i ka pasur pranë demokratëve. Këto detaje gazetari Adriatik Doçi i ka treguar në Repolitix në Report Tv teksa po diskutohet mbi lëvizjen e fundit të ish zv kryeministrit që pritet të japë nesër një intervistë nga arratia në televizionin e Shkëlzen Berishës.

"Ahmetaj e ka nisur karrierën si këshilltar i Genc Rulit ish ministrit të Berishës. A është rikthyer në atë kohë nga Greqia ku ka bërë mbledhje dardhash mollash punë e zakonshme. Pas 92 që ka shërbyer si këshilltar i Rulit më pas është konvertuar në socialist ku ka kapur të gjitha postet. Të gjitha postet i ka nga PS. Pas 30 vitesh karrierë të jashtëzakonshme në krye të doganave të financave të Shqipërisë... pas 30 vitesh shkon në Zvicër dhe do të pretendojë se e përndjek partia e tij politike. Besoj çdo njeri do donte që ta kishte këtë lloj përndjekje nga partia. Nuk ka përndjekje më spektakolare", tha Doçi.

Ndërsa artikuloi se Ahmetaj po përdor taktika të ngjashme me të Berishës përmendi dhe faktin se ai ka kontraktuar studio ligjore amerikane.

"Ka kontraktuar studio ligjore amerikane që besoj se vetëm kontraktimi ka kushtuar mbi 400 mijë euro, që është e dyshimtë se nga i ka marrë këto para. Taktikë e ndjekur dhe nga Berisha", tha Doçi.

Në intervistën për televizionin e Shkëlzen Berishës, Doçi thotë se Ahmetaj do të thotë deklarata që artikulon Sali Beisha nga ballkoni i shtëpisë ku ndodhet në arrest shtëpie. Sipas tij Ahmetaj nuk do të thotë asnjë fakt penal por deklarata në funksion të azilit politik.

"Do ketë ato deklarata që i artikulon Berisha nga Ballkoni. Nuk ke asnjë fakt dhe me dokumentet sepse është shumë e thjeshtë, ka qenë pjesë e vendimmarrjes dhe grup me këta. Së pari do merret me rezerva për çdo gjë që thotë sepse ne presim që të thotë një fakt penal, por nuk ka se ai ka pasur poste të rëndësishme.  Ne presim të thotë një fakt penal, atëherë kur e ka parë këtë fakt penal, kur ka qenë ministër, kur ka menaxhuar të gjithë fondet e shtetit? Pra është komplet në funksion të azilit politik”.

 

Ora 21:35
Kthupi: Deklaratat e Arben Ahmetajt mund të jenë interesante vetëm nëse ndodh ky skenar! Por rrezikon të mos përfitojë azil politik

1706733831_kthupi.jpg

Avokati Rezart Kthupi i ftuar në studion e ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv foli për deklaratat që pritet të japë të nesërmen ish.zv kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia.

Kthupi tha se ato çfarë Ahmetaj mund të thotë do të konsideroheshin interesante vetëm nëse ai pranon fajësinë për aferën e inceneratorëve. Por shtoi se nëse e pranon një gjë të tillë, e ka të pamundur të përfitojë azil politik.

“Do ishte rast unikal kur merr azil politik se forca politike në të cilën ishe pjesë po të persekuton ty politikisht. Unë mendoj se intervista e tij do jetë në të njëjtin nivel me atë të Mirel Mërtirit. Ahmetaj ka proklamuar që në fillim se është i pafajshëm. Nëse është i pafajshëm në cështjen e inceneratorëve, do të thotë kush është i fajshmi? Do jetë interesante vetëm nëse ai pranon fajësinë. Nëse e pranon, nuk mund të kërkojë më azil politik”- u shpreh Kthupi.

Ora 21:29
Gazetari Doçi: Arben Ahmetaj mund të jetë lokalizuar në Zvicër nga SPAK

 

Arben Ahmetaj mund të jetë lokalizuar në Zvicër edhe nga SPAK”. Kështu deklaroi gazetari Arben Ahmetaj në “Repolitix” në Report TV ndërsa tregoi se ku po fshihet ish zv kryeministri.

“SPAK besoj se ka informacione më të detajuara se unë por janë konfidencial. Ka pasur tentativa dhe mund të jetë lokalizuar aktualisht Ahmetaj por duhen parë dhe procedurat që ka Zvicra pasi ai ka aplikuar për Azil”.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tale: 01/02/2024 08:39

    Do e kete pare ndonje shok i rilindjes qe ka shkuar per weekend per te lutajtur me leket e korrupsionit.

    Përgjigju
    • Bixhozliu: 01/02/2024 10:55

      Nuk kane lene kazino pa shetitur neper Europe rilindasit

  • Ard kinezi: 31/01/2024 21:46

    Ne Vlore ka universitetin Pavarsia dhe nje hotel ne lungomare ai letyra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë