'E kemi obligim ngjitjen në Superligë', Flamurtari nis sezonin kundër Luzit! Trajneri Resuli: Tifozë na mbështesni

Pritshmëria që sezonin e ardhshëm të jetë në elitën e futbollit shqiptar është shumë e madhe te Flamurtari, që të shtunën nis Kategorinë e Parë kundër Luzit në Vlorë. Pasi prekën fundin duke luajtur në Kategorinë e Dytë vlonjatët këtë verë kanë bërë një merkato masive, duke afruar emra të njohur dhe 11 lojtarë të huaj.

“Është një obligim shumë i madh për skuadrën sepse dihet objektivi që të jemi në vendin e parë dhe të ngjitemi në Superligë. Bëj edhe një thirrje që sportdashësit të kthehen në stadium dhe të na mbështesin këtë sezon,”-u shpreh Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.

Në ndeshjen e parë të kampionatit Flamurtari ka përballë Luzin, një skuadër me futbollistë të rinj, që objektiv ka mbijetesën.

“Jemi gati se kemi patur të gjithë kohën e mundshme në diospozicion. Ka qenë e gjatë periudha, gati 7-8 muaj, për të punuar,”-deklaroi Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.

Këtë verë Flamurtari miratoi fondin 1.5 milionë euro për t’u ngjitur në Superligë, ndërsa ish-futbollisti i kombëtares Alfred Ferko u afrua te vlonjatët si drejtori i ri sportiv.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scimmia: 02/09/2022 12:24

    Jo obblighi, po detyrim, rraz e pa pame, flisni shqip se ju bie edhe fat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!