E nxori nga shtëpia, ‘Maestro’ bën deklaratën e papritur për Luizin

E nxori nga shtëpia, ‘Maestro’ bën deklaratën e papritur për Luizin

Luiz, Armaldo dhe Olta

TIRANË- Ndonëse ishte loja e Luizit ajo që e nxori jashtë, Armaldo Klogjeri ose Maestro që njihej në shtëpinë e Big Brother, tregon se ndaj tij nuk ka asnjë hatër mbetje. I ftuar në FunClub ai ka treguar se e vlerëson lojën e tij, për aq kohë sa është brenda rregullave.

"Ne po flasim në kuadër të lojës. Ky format është lojë. Por brenda lojës ka dhe moral. Unë Luizin e vlerësoj se si ka luajtur por e ka luajtur pak rëndë. I pabesë u tregua kur më tërhoqi në tualet dhe më nxori sërish në nominim. Unë i dhashë dorën për atë që bëri. Përsa kohë nuk shkel rregullat nuk kam çfarë them. Mik me Luizin kam qenë dhe do jem. E dimë se Luizi bën humor dhe kur Luizi më mori në tualet më tërhoqi me humorin e tij. Ne nuk kemi diskutuar asgjë”, tha ai.

Megjithatë, fitoren ia uron Oltës.

“Olta apo Luizi?
Që kishte popullaritet ishte e dukshme. Gjithë banorët e rinj që vinin shkonin te ai. I qëndroj asaj që kam thënë. Dua që këtë Big Brother ta fitojë një grua. Unë mendoj se edhe Luizi është konkurrent i fortë, por në fund e vendos publiku", tha ai.

Armaldo u eliminua mbrëmjen e së shtunës, pas një nominimi përballë Luizi dhe Kristit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali